Flash

Vret veten, i fiksuar pas Sandra Bullock

Lapsi.al 3 May 2018
Vret veten, i fiksuar pas Sandra Bullock

Një burrë, i cili ishte dënuar më parë për përndjekjen e aktores së famshme Sandra Bullock, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni.

Joshua Corbett u gjet me plagë të vetë-shkaktuara të trup.

Policia shkoi mëngjesin e së mërkurës së shtëpinë e 42-vjeçarit me një urdhër, për tu paraqitur në polici. Por Joshua ishte i armatosur dhe kërcënoi të vriste oficierët.Negociatorët për 5 orë u përpoqën që ta bindnin atë që të dorëzohej. Por pasi Corbett nuk pranoi ato hynë në shtëpinë e tij me forcë dhe e gjetën të vdekur.Në vitin 2014, Corbett u gjykua dhe u dënua për përndjekjen e yllit të Hollyëood, Bullock si edhe hyrjen me forcë në shtëpinë e saj.Policia tha se gjatë asaj kohe i gjetën Corbett dhjetra armë të paligjshme dhe municione në shtëpi. Në seancën gjyqësore të vitit 2014, u nxorr si provë telefonata e aktores me policinë: "Jam brenda në dollap. Jam e mbyllur në dollap."

Ndaj Corbett u lëshua një urdhër për ti qëndruar larg Bullock për 10 vite dhe u dënua me 5 vite provë si edhe trajtim në një spital psikiatrik.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI