Flash

Ambasada Amerikane reagon me një FOTO për arrestimin e Arbër Çekajt

Lapsi.al 4 May 2018
Ambasada Amerikane reagon me një FOTO për arrestimin e Arbër

Pas arrestimit të Arbër Çekajt në Gjermani, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë.

Me anë të një fotoje të publikuar në Facebook, Ambasada Amerikane përshëndet këtë arrestim dhe shkruan:  Bravo Gjermani, Bravo Shqipëri.

Fotoja është shumë domethënëse, pasi është zgjedhur një grep që kap një objekt, gjysëm banane dhe gjysëm peshk. Kujtojmë se Arbër Çekaj ishte pronari i kompanisë që kishte porositur bananet nga Kolumbia ku u gjetën të fshehura 613 kilogramë kokainë, ndërsa peshku përdoret prej dy vitesh si krahasim për kriminelët dhe të korruptuarit në Shqipëri.

Lajm i fundit/ Arrestohet në Gjermani, Arbër Çekaj i 613 kg kokainë

Vetë ambasadori amerikan, Donald Lu ka kërkuar prej kohësh arrestimin e të ashtuquajturve "peshq të mëdhenj". 

ambasada

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI