Flash

Finalja për vizat, mbërrin delegacioni i BE-së në Kosovë

Lapsi.al 4 May 2018
Finalja për vizat, mbërrin delegacioni i BE-së në

Një delegacion i Bashkimit Evropian për dy ditë do të mbledhë fakte për ta hartuar më pas raportin final sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar nga autoritetet kosovare. Vlerësimi i këtyre ekspertëve do të jetë vendimtar për liberalizimin e vizave për Kosovën

Një delegacion i Bashkimit Evropian (BE-së), i nivelit teknik, ka mbërritur gjatë ditës së djeshme në Kosovë, me ç’rast ka nisur edhe mbledhjen e provave mbi atë se sa është punuar në drejtimin e luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ky delegacion, i udhëhequr nga Simon Mordue, zëvendësdrejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, gjatë së enjtes ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, si dhe me ministren e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha.

Pas takimit Qeveria e Kosovës njoftoi se Haradinaj para këtij delegacioni ka paraqitur të arriturat e ekzekutivit në sundimin e ligjit.

Me këtë rast i pari i Qeverisë tha se Kosova është gati për liberalizimin e vizave. Në anën tjetër, nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë njoftuar për gazetën “Zëri” se deri më tani numri i rasteve të shënjestruara të korrupsionit ka kapur shifrën 43.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI