Flash

Rama paralajmëron arrestime. Peshq të mëdhenj apo cironga?

Lapsi.al 4 May 2018
Rama paralajmëron arrestime. Peshq të mëdhenj apo cironga?

Kryeministri Edi Rama ka bërë dy postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale pas ndalimit të Arbër Çekajt në Gjermani. Ai lë të kuptohet se në ditët e ardhshme do të ketë arrestime të tjera të bujshme.

“Jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi! E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat, sado baltë të na hedhin dhe zjarr marazi të ndezin”, shkruan Kryeministri.

Ndërkohë në reagimin tjetër i kundërvihej opozitës, e cila ka thënë se dorëheqja e Saimir Tahirit erdhi pas një pakti mes tij dhe Ramës.

“Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të Saimir Tahirit, e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani e Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe. Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë!”, shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI