Flash

Reagon policia: Arrestimet në Itali për trafikun e drogës 3 vite më parë

Lapsi.al 4 May 2018
Reagon policia: Arrestimet në Itali për trafikun e drogës 3 vite

Mediat italiane raportuan për një seri arrestimesh të shqiptarëve në Itali të akuzuar për trafik droge me avionë mes dy vendeve tona. Policia sqaroi se nuk ka asnjë zbulim të ri në trafikun e drogës, pasi bëhet fjalë për një ngjarje të vjetër, të raportuar më herët në media, por që vazhdon të jetë në proces në Itali.

“Lidhur me lajmin për operacionin antidrogë në Itali, rezulton se është procedim i disa viteve më parë dhe po zbatohen fletë-arrestet e Prokurorit të DDA së Bolonjës pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015.

Operacioni është i vitit 2015 i koduar "Free-Flight", operacion ky i zhvilluar në bashkëpunim me Policinë shqiptare” raporton zyra e shtypit e policisë. Media italiane njoftoi se nën hetim janë një rrjet i përbërë nga shtetas shqiptarë të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës në Itali dhe veçanërisht në rivierën romanjole.

https://www.youtube.com/watch?v=q5gv6OjFFYw

Të këshilluara

Plagosja në Bilisht, policia jep detaje

45-vjeçari që mbeti mbrëmjen e sotme i plagosur rëndë në qendër të Bilishtit është identifikuar si Erjon Çollaku. Ai mori një plumb nw bark nga 50-vjeçari me...

22:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI