Flash

Beyonce frymëzimi më i madh i Elvana Gjatës, acarohen fansat (Video)

Lapsi.al 5 May 2018
Beyonce frymëzimi më i madh i Elvana Gjatës, acarohen fansat
Beyonce duket se është frymëzimi më i madh i Elvana Gjatës. Dalim në këtë përfundim pasi shohim këto detaje: Beyonce e titulloj albumin "4" pasi shumë ngjarje dhe ndodhi në jetën e saj lidheshin me këtë numër. Elvana Gjata e titulloi albumin  "3" për po të njëjtat arsye të përmendura më sipër. Por përveç kësaj edhe skenari i albumit të këngëtares shqiptare kishte një ngjashmëri të frikshme me atë të yllit botëror. Kjo u komentua shumë në rrjetet sociale, fansat  i komentonin të ishte vetëvetja ndërsa disa të tjerë arritën ta kthenin videon e albumit në një video humoristike. Por nuk mbaron me kaq, Elvana do të performojë në një nga klubet e Zvicrës mbrëmjen e sotme dhe për këtë ka publikuar një video në "Instagram" ku bën disa mimika qesharake. Kaq ka mjaftuar dhe komentuesit e kanë "kryqëzur" Elvanën, duke i thënë të ndalonte së kopjuari Beyonce. "Pse duhet të kopjosh çdo gjë që Beyonce bën?", "Boll u mundove të bësh si Beyonce", "Pse smund të jeshë vetja", këto janë disa nga komentet ndër shumë të tjera në postimin e Elvanës.

Tonight @avalonclubluzern

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI