Flash

Dënohet banda shqiptare me 6 anëtarë në Finlandë, trafikonin drogë nga Suedia (Emrat)

Lapsi.al 5 May 2018
Dënohet banda shqiptare me 6 anëtarë në Finlandë,

Një bandë shqiptare e trafikut të drogës është dënuar nga gjykata finlandeze. Grupi pre 6 anëtarësh kanë trafikuar kanabis dhe kokainë nga Suedia fqinje, ndërsa ishin edhe të armatosur. Krimet u kryen gjatë pranverës së vitit të shkuar, thanë gjyqtarët të premten.

Gjashtë vetë u dënuan për vepra që lidhen me drogën dhe dy të tjerë edhe për zotërimin e armëve të zjarrit.

Dënimin më të gjatë me burgim, e mori shefi i bandës, Besnik Shehu, i cili u dënua me 9 vite burg për posedim të 16.5 kilogram kanabis dhe 2.7 kg kokainë. Shehu e transportoi drogës nga Suedia.

Albano Dzurkova u dënua me 7 vjet burgim për 16.5 kilogram kanabis dhe 3.6 kilogramë kokainë. Përveç kësaj, Dzurkova u dënua me krime të armëve të zjarrit. Gjyqi i dha Dzurkovës një lehtësim ndërsa bashkëpunoi me policinë gjatë hetimit të krimeve.

Xhildo Kolaj u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim për 16.5 kilogram kanabis dhe 200 gram kokainë si dhe tentim për krime të armëve të zjarrit. Kolaj gjithashtu pati një lehtësim për shkak se bashkëpunoi me policinë.

Pjesa tjetër e anëtarëve u dënuan mes 2 dhe 9 muaj burgim. Për një prej tyre, gjykata shfuqizoi akuzat.

Autorët u dënuan gjithashtu për të paguar 234,000 euro në kompensim për shtetin për përfitime ekonomike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI