Flash

Durrës, policia arreston sekserin. Premtonte punë në shtet kundrejt pagesës

Lapsi.al 5 May 2018
Durrës, policia arreston sekserin. Premtonte punë në shtet

I premtonte se do t'i gjente punë shteti në Durrës kundrejt 300 mijë lekëve por e mashtroi.

Pas një hetimi tre mujor policia e Durrësit ndaloi sot Lulëzim Çifliku 43 vjeç, banues në Tiranë, me preçedentë penale të mëparshëm për të njëjtën vepër penale.

"Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi L.Çifliku i ka marrë një shumë prej 300.000 lekë(të reja) shtetasit me iniciale K.SH. me qëllim për ta punësuar pranë një Institucioni Shtetëror në Durrës" informoi sot policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI