Flash

Greqia kërkon më shumë se 200 kriminelë shqiptarë që strehohen në vendin tonë

Lapsi.al 5 May 2018
Greqia kërkon më shumë se 200 kriminelë shqiptarë

Më shumë se 180 kriminelë shqiptarë që kërkohen në Greqi për krime të rënda të kryera gjatë 18 viteve të fundit, thuhet se gjetën strehim në vendin e tyre të origjinës.

Sipas të dhënave të raportuara nga ‘Kathimerini”, autoritetet greke kanë lëshuar 184 mandate arresti për shtetasit shqiptarë të akuzuar për vepra penale që nga viti 2000. Asnjë prej tyre nuk është kapur.

Katërmbëdhjetë urdhër arreste ndërkombëtare janë lëshuar këtë vit për shqiptarët të cilët raportohet se kanë ikur në vendin fqinjë. Në vitin 2017 autoritetet lëshuan 21 mandate, ndërsa 26 u lanë vitin e kaluar.

Zyrtarët e Lartë të Policisë Greke (ELAS) i kanë thënë “Kathimerini”, se kriminelët nuk janë ekstraduar në Greqi, sepse autoritetet shqiptare të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit nuk ngurrojnë ta bëjnë këtë.

"Në rastet kur kërkojmë ekstradimin e të dyshuarve, ata na kërkojnë të dërgojmë shkresat e lëndëve të përkthyera [në shqip] në mënyrë që ata të mos ekstradohen në Greqi dhe të përballen me gjyq në Shqipëri", tha një burim policor.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI