Flash

Patozi: Këshillë për ata që e hëngrën nga fotoja e Enver Hoxhës

Lapsi.al 5 May 2018
Patozi: Këshillë për ata që e hëngrën nga fotoja e

“Unë jam gjithmonë kundër çdo lloj dhune, pavarësisht kush e ushtron dhe pavarësisht mbi kokën e kujt bie”. Kështu e nis një reagim të tij në Facebook, ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi që shton se: “nëse duhet të zgjedh patjetër mes atyre që dalin të manifestojnë më 5 maj me fotografinë e Enver Hoxhës, dhe të tjerëve që u qëllojnë atyre me shkopinj, unë preferoj të dytët”.

“Sepse rastin e parë e konsideroj dhunë më të madhe, që i bëhet publikut shqiptar, kur ende nuk janë tharë plagët e diktaturës komuniste.

Kurse atyre që u lënduan, do t'u sugjeroja që herën tjetër kur të shkonin në Varrezat e Dëshmorëve të mbanin në duar portretin e Edi Ramës, dhe do ta kishin më të lehtë.

Edhe mesazhin që donin të përcillnin do ta kishin dhënë njësoj, por edhe do t'i kursenin vetes drurin” – e mbyll Patozi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI