Flash

E vranë dhe e dogjën, zbardhen detaje nga krimi horror në Fushë Krujë

Lapsi.al 6 May 2018
E vranë dhe e dogjën, zbardhen detaje nga krimi horror në

Disa persona u shoqëruan gjatë natës në Derven të Fushë-Krujës për mjetin e djegur, brenda të cilit u gjet një trup i pajetë dhe i djegur. Disa nga ata, pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë, ndërkohë që të tjerë vazhdojnë të mbahen në vëzhgim. Burime policore thanë se kanë marrë pamje filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë pranë disa objekteve rrugës dhe pranë vendit ku u gjet makina e djegur.

Nga pamjet duket se në makinë janë dy persona, Xhavit Osmani nga Mitrovica dhe një person tjetër i paidentifikuar. Ky person dyshohet se e ka vrarë dhe më pas djegur makinën bashkë me personin brenda. Dyshimet janë se kufoma e seksit mashkull i përket Xhavit Osmanit nga Mitrovica, të cilin familjarët e kanë shpallur të zhdukur. Pritet ADN-ja dhe ballafaqimi me familjarët për të saktësuar nëse është kështu apo jo.

Ndërkohë policia ka zbuluar se makina është e Xhavit Osmanit, i cili disa ditë më parë ka hyrë nga Morina në Shqipëri. Makina e shkrumbuar me trupin e njeriut brenda u gjet në anë të një are në Derven të Fushë Krujës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI