Flash

I bëri "like" ish-të dashurës, Arturit i rrezikohet martesa me bashkëshorten

Lapsi.al 6 May 2018
I bëri "like" ish-të dashurës, Arturit i rrezikohet

Një like në Facebook ka rrezikuar marrëdhënien shumë vjeçare të Arturit me gruan e tij, të cilën e kishte tradhtuar vite më parë.

Manjola dhe Arturi janë njohur kur ajo ishte vetëm 15 vjeç dhe kanë tashmë 18 vite së bashku. Ajo i ka pasur prindërit e divorcuar dhe më mirë se askush e di se sa dhemb tek fëmijët ndarja e prindërve. Për këtë arsye ajo edhe e ka faluar bashkëshortin e saj 10 vite më parë kur zbuloi se ai e tradhtonte.

Arturi i cili ishte sot në emisionin "Ka një mesazh për ty" ka treguar se kur ishte 24 vjeç është detyruar ta rrëmbejë Manjolën pas gjahstë muajsh nga njohja e tyre.

Duke qenë se familjet nuk i mbështetën ata patën mjaft vështirësi ekonomike. Por pavarësisht të gjithave Arturi thotë se asnjëherë nuk ka munguar dashuria mes tyre. Ai e ka vlerësuar bashkëshorten për sinqeritetin, vullnetin dhe angazhimet që ka marrë përsipër për t’i ardhur në ndihmë familjes, duke bërë më shumë se një punë. Por gjatë këtyre viteve martesë, Manjola shpesh herë e ka pyetur Arturin nëse e donte apo jo.

Arturi ka treguar se së fundmi të shoqes i ka humbur besimi tek ai:

"Para 10 vitesh unë tradhtova kurorën bashkëshortore dhe ime shoqe e vuajti. Por unë u shkëputa direkt nga ajo histori sapo ajo e mori vesh.Manjola për hir të familjes, të fëmijëve, e hodhi çdo gjë pas."

Kaloi kohë dhe çdo gjë u kthye si më parë por sërish Arturi ra në të njëjtën grackë, me të njëjtin person. Këtë herë, jo tradhti fizike por virtuale. Ai i kishte dhënë një “like” (pëlqej) një postimi në facebook të ish-it të saj dhe kjo gjë sërish u vërejt nga Manjola.

Megjithse Arturi thotë se nuk kishte asgjë më tepër se një klikim i rastësishëm tek postimi i ish-it të saj, Manjolës i kanë lindur dyshime se ai po e tradhëton.

"Për këtë kam ardhur t’i kërkoj falje, ndjesë për çdo gjë sepse e lëndova. Nuk bëra mirë që e lëndova sepse e ka lënduar jeta. Ajo më ka vetëm mua.Mua më vret fakti që humba besimin tek ime shoqe, atë besim që unë dua ta rikthej. Nuk e di nëse duhet kohë… Por unë e kam sjellë sot për t’i dhënë një mesazh që e dua, nuk kam për ta tradhtuar dhe do ta dua për gjithë jetën”.

Përtej gjithë ankthit që përjetonte ai, Manjola e ka pritur me buzëqeshje momentin kur ka zbuluar se ishte Arturi personi përtej murit të studios që kishte një mesazh për të

Ai është çliruar por edhe habitur nga përgjigja bujare e gruas së tij. E mesa duket këtë herë Arturi ka folur me zemër në dorë, sepse ta pranojë publikisht tradhëtinë e të kërkojë të rifitojë besimin e bashkëshortes, nuk është aspak e lehtë.

Të këshilluara

Klaudia Pepa vjen si moderatore në Sky Italia

Pas pjesëmarrjes  së saj si konkurrente në “Amici”,  Klaudia po provon një tjetër ekperiencë, atë të moderatores. Balerina e njohur do të jetë në rolin e preza...

13:30

Publikohen fotot e para të princ Louis (FOTO)

Vetëm pak ditë më parë ka ardhur në jetë fëmija i tretë mbretëror i Princ William dhe Kate Middleton. Ata kanë vendosur Prince Louis dhe sot kanë qarkulluar në ...

12:05

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI