Flash

Arbër Çekaj tha se ishte në Dyseldorf, policia e përgjoi dhe e gjeti në... Dyseldorf

Lapsi.al 7 May 2018
Arbër Çekaj tha se ishte në Dyseldorf, policia e përgjoi

Në media kanë dalë detaje të arrestimit të Arbër Çekajt, njeriut që porositi 613 kilogramë kokainë nga Kolumbia për në Durrës. Raportohet se Çekaj u gjurmua për 20 ditë me radhë nga Policia gjermane dhe oficerë të Policisë shqiptare, se ai u përgjua në bisedat në rrjetet sociale dhe se përdorte dy emra në Gjermani.

Por nëse i rikthehesh një interviste që dha Çekaj për News24 menjëherë pasi u bllokua kokaina në magazinën e tij në Maminas, kuptohet se vendi ku fshihej Çekaj nuk ishte aq sekret. Vetë ai ka thënë se po qëndronte në Dyseldorf bashkë me familjen e tij.

“Kam dëgjuar politikanët shqiptarë që thonë; ky është i PD, i këtij, i atij. Jam tropojan por as armën s’di ta përdor, s’kam lidhje politike. Do zbardh te vërteten. Skam pasur kurrë probleme me autoritete gjermane, e as me ato shqiptare. Unë lëviz nga Kosova sepse bileta është më e lirë. Unë kam udhëtuar në Dyseldorf. Do kthehem nga Kosova për në Shqipëri” tha Çekaj në intervistën për News24.

 

Çekaj gënjeu për faktin që do të kthehej vetë në Shqipëri, por siç duket nuk ka gënjeu për vendndodhjen.

Arbër Çekaj përdorte edhe një identitet tjetër në Gjermani, ku njihej si Arbër Jansen. Ai u largua nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestrohej sasia rekord e kokainës dhe që në atë moment

Ai është aksioneri i vetëm i kompanisë “Arbri Garden”, siç del nga kërkimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Për sasinë rekord të kokainës, më 28 shkurt u arrestua Armando Pezaku, që drejtonte kamionin me targë DR 3819 dhe Donaldo Lushaj, që ndodhej si pasagjer, i cili kishte detyrën e menaxherit dhe do merrte në dorëzim mallin e mbërritur nga Kolumbia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI