Flash

Lezhë, rruga merr emrin e Aleksandër Ndokës, u vra në dhjetor nga persona të panjohur

Lapsi.al 7 May 2018
Lezhë, rruga merr emrin e Aleksandër Ndokës, u vra në

Këshilli bashkiak i Lezhës ka vendosur që një rrugë në lagjen “Nënë Tereza”, në afërsi të banesës së tij, të marrë emrin e Aleksandër Ndokës, këshilltar bashkiak në Lezhë e njëherazi vëlla i ish deputetit të PS-së, Arben Ndoka, ai u vra në një atentat pranë banesës së tij në dhjetor 2017.

Në ceremoninë e vendosjes së tabelës emërtuese, veç familjarëve të të ndjerit, morën pjesë qytetarë të Lezhës dhe deputeti Pjerin Ndreu.

“Ishte një propozim i shumë qytetarëve, për kontributin dhe gjithë të mira që kolegu ynë Aleksandër i ka dhënë këtij qyteti”,- tha Kristjan Gjidodaj, kryetar i këshillit bashkiak.

Jorida Ndoka, vajza e të ndjerit e ka falenderuar Këshillin Bashkiak, ndërsa deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu u shpreh: "Për ne është nder që jemi këtu në përkujtim të këtij njeriu që ka dhënë shumë për këtë qytet, për forcën tonë politike. Është njeri që përherë do të jetë i paharruar. Kjo është pjekje për të përjetësuar emrin e tij. Ne do të bëjmë gjithçka për të zbuluar autorin".

Aleksandër Ndoka u ekzekutua mëngjesin e 9 dhjetorit përpara banesës së tij, por as autorët, as motivet e vrasjes nuk janë zbuluar nga policia.

Të këshilluara

Harroi gazin hapur, vdes gruaja nga Shijaku

Një 79-vjeçare ka humbur jetën nga flakët në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në Shijak. Policia thotë viktima jetonte e vetme. Mësohet se pasi ka gatuar e ka ...

16:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI