Flash

Mblidhet grupi i PS, zbulohen porositë që iu dha Rama ministrave të tij

Lapsi.al 7 May 2018
Mblidhet grupi i PS, zbulohen porositë që iu dha Rama ministrave

Zbulohen porositë që kryeministri Edi Rama u ka dhënë ministrave të tij. Kështu në mbledhjen e grupit të PS dhe Kryesisë, që mbahet çdo të hënë, kreu i qeverisë, njëherësh edhe i kësaj partie i ka deleguar një sërë detyrash kabinetit të tij qeveritar. Në të dyja mbledhjet, grupin e PS dhe Kryesinë, fokusi ishte formati i procesit të llogaridhënies, ku më së shumti vëmendja do të përqendrohet në Tiranë.

Po ashtu Rama porositi ministrat që të shpërndahen nepër të gjitha qarqet, jo vetëm tek ata ku janë drejtues politikë por edhe në rrethe të tjera, ku në fokus të jetë zëri i qytetarëve dhe ankesat e tyre.

Kujtojmë se ky projekt për llogaridhënie nisi nga Tirana, e më pas u shtri në disa qytete, ku në mbledhje janë të pranishëm këshilltarë, kryetarë bashkish, drejtues rajonale te institucioneve, deputetë dhe ministra. Ndërkohë, sot Rama do ta ndalet në stacionin e radhës të llogaridhënies në Lezhë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI