Flash

Meta mbledh Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pritet të shkarkohen 4 gjyqtarë

Lapsi.al 7 May 2018
Meta mbledh Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pritet

Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur në drejtimin e presidentin të Republikës, Ilir Meta. Në axhendën e mbledhjes ka pasur 15 pika për shqyrtim, ndërkohë që pesë prej tyre lidhen me masat ndëshkimore për gjykatësit. Po ashtu ka pasur edhe 4 pika në lidhje me shkarkime dhe një për paralajmërim.

Në shqyrtim do të merren edhe dy kërkesa  që kanë bërë me vullnet dy gjyqtare një e Gjykatës së Tiranës dhe një e Gjykatës së Durrësit për tu larguar nga detyra.

Në masat disiplinore të shkarkimit nga detyra që janë kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, spikat gjyqtari i Durrësit Petrit Curri i cili sipas ministrisë së Drejtësisë gjatë një hetimi që është bërë janë konstatuar shkelje ku ai ka vendosur të mos japë OK për ekstradimin e Alket Hatisë në Itali.

Një tjetër masë disiplinore është ndaj gjyqtarit të Fierit, i cili ka vonuar zbardhjen e një urdhri mbrojtje për një shtetase e cila më pas u vra nga bashkëshorti i saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI