Flash

Në Shqipëri ka vetëm 8700 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë në vit

Lapsi.al 7 May 2018
Në Shqipëri ka vetëm 8700 individë me të ardhura mbi 2

Rreth 8,700 individë dorëzuan në fund të muajit prill Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), një detyrim vjetor që në Republikën e Shqipërisë u lind si rezidentëve, ashtu edhe jo rezidentëve të cilët realizojnë të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë. Kjo shifër është rreth 5% më e lartë se numri i deklaruesve të vitit paraardhës, njoftuan tatimet.

Për vitin 2017 vlera e paguar nga individët për deklarimin e të ardhurave vjetore për vitin 2017, u rrit me 118% krahasuar me pagesat e kryera për vitin 2016. Thënë ndryshe vlera totale e derdhur nga këta individë në buxhetin e shtetit u llogarit në rreth 275 milionë lekë.

Një shifër e tillë, për Administratën Tatimore tregon padyshim ndërgjegjësimin e kësaj kategorie individësh për deklarimin e të ardhurave të tatueshme, si dhe është një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se individët, të cilët konstatojnë se kanë bërë gabime në deklaratën e dorëzuar në datë 30 Prill, kanë të drejtë të korrigjojnë deklaratën e tyre dy herë brenda një periudhe tremujore./ Monitor

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI