Flash

PD: Rama është peng i Tahirit me dosjen e Xibrakës ku u përfshi Olsi Rama

Lapsi.al 7 May 2018
PD: Rama është peng i Tahirit me dosjen e Xibrakës ku u

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një deklaratë për mediat sqaroi se mosarrestimi i Saimir Tahirit është dëshmia se ai mbrohet nga imuniteti politik i kryeministrit. Sipas Nokës, Tahiri mban peng Ramën me dosjen e Xibrakës, ku është i përfshirë Olsi Rama.

"Edi Rama është peng i krimit të organizuar dhe Saimir Tahiri ka provat e lidhjes së Ramës me çdo grup të pushtetëshëm kriminal në Shqipëri. Edi Rama është peng i dosjes kokaina të Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i tij, dhe Saimir Tahiri disponon provat që lidhin Olsi Ramën me trafikun e kokainës. Janë këto dosje të rënda që detyruan Edi Ramën të zhbëjë reformën në drejtësi dhe të marrë nën kontroll të plotë prokurorinë. Megjithatë, Komisioni hetimor parlamentar do të bëjë gjithccka që të provojë se Edi Rama lejoi kanabizimin e vendit për të blerë zgjedhjet dhe se vendi I Edi Ramës është bashkë me Saimirin Tahirin…në burgun 313" u shpreh Noka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI