Flash

'Plaza' nuk është shitur te kinezët, Behar Male: E kërkojnë francezët dhe amerikanët

Lapsi.al 7 May 2018
'Plaza' nuk është shitur te kinezët, Behar Male: E

Pasditen e së dielës qarkulloi furishëm në media, lajmi se hoteli me 5 yje në qendër të Tiranës, “The Plaza Tirana” është shitur tek një kompani kineze për shumën e 110 milionë eurove. Departamenti i antikorrupsion në PD, hodhi dyshime se pas kompanisë kineze në te vertete qendron biznesmeni Gaz Demi dhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama. Pra sipas PD, tashmë hotel Plaza është blerë nga vetë Edi Rama. Opinion.al u interesua të mësojë më shumë dhe pyeti palën tjetër. Përmes një email të dërguar në adresën zyrtare të hotel Plazës, morën përgjigje nga njëri prej dy aksioneve të këtij hoteli.

Në reagimin që mbërriti në redaksinë e opinion.al nga biznesmeni Behar Male, thuhet: “Lidhur me informacionin e shpërndarë në media mbi shitjen e Plazës, sqarojmë se nuk është i vertetë dhe për më tepër nuk jemi kontaktuar nga asnjë kompani kineze”.

Sakaq, z. Male shprehet: “Eshtë e vertetë se në hotelin tonë flenë një numur i konsiderueshëm kinezesh por kjo s’ka lidhje me shitjen e hotelit”.

Sipas tij, shprehje interesi për Plazën ka pasur kryesisht nga kompani amerikane, franceze, etj.

Kësisoj, “The Plaza Tirana” vazhdon të jetë në pronësi të dy kompanive shqiptare “Agna Group” me themelues Vasil Naçin dhe TID me themelues Behar Malen./opinion.al

Të këshilluara

Harroi gazin hapur, vdes gruaja nga Shijaku

Një 79-vjeçare ka humbur jetën nga flakët në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në Shijak. Policia thotë viktima jetonte e vetme. Mësohet se pasi ka gatuar e ka ...

16:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI