Flash

Afera CEZ-DIA, Apeli dënon me 11 vite burg Kastriot Ismailaj

Lapsi.al 8 May 2018
Afera CEZ-DIA, Apeli dënon me 11 vite burg Kastriot Ismailaj

Gjykata Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, për skandalin CEZ-DIA. Avokati mbrojtës i Ismailajt ankimoi në Apel vendimin e shkallës së parë i marrë në tetor të vitit të kaluar.

Ai u dënua për dy akuza, "mashtrim me pasoja të rënda" dhe "pastrim parash" në mbledhjen e borxheve të prapambetura të rrjetit të shpërndarjes CEZ.

Ismailaj u akuzua nga Prokuroria se është paguar nga kompania CEZ, plot 6.5 mln dollarë, për një shërbim të cilin ajo nuk e ka kryer.

Sipas hetimeve, DIA s'ka kryer asnjë punë për mbledhjen e parave, por borxhet janë mbledhur nga vetë administrata e CEZ.

Ndërsa nga ana tjetër, paratë e parashikuara në kontratë, i janë kaluar DIA-s nga kompania CEZ për një punë të pakryer.

Të këshilluara

Tjetër tunel në rrugën Tiranë-Elbasan

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka arritur të gjejë zgjidhjen teknike të projektit të rrugës Tiranë- Elbasan, ku ka rrëshqitur një masiv i madh shkëmbor, në anën e E...

16:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI