Flash

Ekstradimi nga Turqia, Izet Haxhia mbërrin sonte në Rinas

Lapsi.al 8 May 2018
Ekstradimi nga Turqia, Izet Haxhia mbërrin sonte në Rinas

Sonte në orën 20:00 pritet që të mbërrijë në Aeroportin e Rinasit, Izet Haxhia, ashtu sikundër Lapsi.al raportoi një ditë më parë për ekstradimin e tij nga Turqia. Ish-truproja i Sali Berishës do të kërkojë hapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Të paktën këto janë deklarimet e tij të para, si dhe ato çfarë ka thënë avokati Fran Dashi. Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.

Të këshilluara

Tjetër tunel në rrugën Tiranë-Elbasan

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka arritur të gjejë zgjidhjen teknike të projektit të rrugës Tiranë- Elbasan, ku ka rrëshqitur një masiv i madh shkëmbor, në anën e E...

16:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI