Flash

Foto/ Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen burrë e grua

Lapsi.al 8 May 2018
Foto/ Aksident i rëndë në autostradën

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Kasharit, aty ku një makinë kishte përplasur mbikalimin e këmbësorëve pak minuta më parë.

Ende pa mbërritur policia për aksidentin e parë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur burrë edhe grua.

Makinat janë dëmtuar nga përplasja e madhe.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital me urgjencë.

Mësohet se burri ka pësuar dëmtime më serioze, por të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se një prej mjeteve ka qenë me shpejtësi tej normave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI