Flash

FOTO/ Shkon në komisariatin e Korçës për sqarim, dhunohet nga një polic 34-vjeçari

Lapsi.al 8 May 2018
FOTO/ Shkon në komisariatin e Korçës për sqarim, dhunohet

Një 34-vjeçar është dhunuara në ambientet e komisariatit të Korçës ditën e sotme. Mariglen Muka nga fshati Kamenice shprehet se u shoqërua si i dyshuar për disa vjedhje në komisariat, por me të mbërritur atje, ai është dhunuar nga një polic.

Muka shprehet se nga goditjet ka humbur ndjenjat dhe më pas e kanë lënë të lirë. Ai shton se gjatë momentit që i është ushtruar dhunë, aty ka qenë edhe inspektori i zonës.

“U paraqita ne komisariatin e Korçës, rreth orës 9 te mëngjesit, sepse me telefonoi inspektori i zonës. Mendova se me kërkonin për dokumentet e makinës. Me shoqëruan ne një prej  zyrave te Komisariatit ku me morën ne pyetje për disa vjedhje ne fshat dhe kërcënimin nëpërmjet telefonit. Kur mohova akuzat, polici qe me mori ne pyetje, me fyeu dhe me pas me goditi me grushta dhe shkelma ne koke dhe pjesën e barkut.  Nga goditjet, humba ndjenjat. Pasi u përmenda, me çuan ne një tjetër zyre dhe erdhi një mjek me beri një qetësues, sepse kisha shqetësime. Me lanë te lire rreth orës 15 dhe familjaret me sollën ne spital. Po bej analizat dhe kontrollet mjekësore.  Do bej denoncim për policin qe me dhunoi. Kur u dhunova, prezent ishte edhe inspektori i zonës, por ai nuk me goditi.” – tha Muka.

Ndërkohë, SHÇBA ka filluar verifikimet për policin qe dhunoi 34-vjeçarin dhe inspektorin e zonës. Burime konfidenciale nga policia e Korçës, thonë se dy efektivet kane mohuar te kenë ushtruar dhune mbi 34-vjecarin, edhe pse ne fytyrën e tij, pasojat e dhunës janë te dukshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI