Flash

Grabitja e postës së Prokurorisë Durrës, reagon Policia e Shtetit

Lapsi.al 8 May 2018
Grabitja e postës së Prokurorisë Durrës, reagon Policia e

Policia e Shtetit ka reaguar pas grabitjes së ndodhur sot në Durrës, ku u sulmua korrieri i Prokurorisë së këtij qyteti dhe iu morën materialet që kishte me vete. Ndonëse policia nuk e konfirmon, dyshohet se në postë kishte materiale të klasifikuara.

"Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta. Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen  të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave  të ngjarjes". thuhet ne njoftimin e policise.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI