Flash

Investigimi video/ Si qëndron e vërteta e 100 mijë pemëve propagandistike të Veliajt

Lapsi.al 8 May 2018
Investigimi video/ Si qëndron e vërteta e 100 mijë pemëve

Në 21 mars të këtij viti, Erion Veliaj shpalli rekordin e përsëritur ditë pas dite në të gjitha ekranet, se ai arriti të mbjellë plot 100 mijë pemë në Tiranë dhe rrethinat e saj. Duke u nisur nga fakti se kryebashkiaku jo vetëm e propagandoi këtë si një sukses të madh, por shpalli edhe se nga qyteti më i ndotur në Ballkan, sot Tirana, falë këtij aksioni, ishte tre herë më e pastër se Shkupi, emisioni “Ajsberg” i Artur Çanit bëri një investigim të detajuar për të parë sesa qëndron propaganda e Veliajt. Nga ky emision hulumtues, që Lapsi.al e skanoi nga fillimi në fund kur u shfaq të hënën në mbrëmje, rezulton se:

  • Aksioni i mbjelljes së pemëve ku kanë bërë rolin e figurantit edhe shumë personazhe publike, nuk është gjë tjetër veçse një manovër për të fshehur firmat e hedhura për dhënien e mbi 200 lejeve të ndërtimit (kishte premtuar se nuk do të jepte asnjë). Përndryshe nuk ka si shpjegohet që Veliaj shfaqet në tv për çdo pemë që mbjell dhe nuk ka asnjë imazh për firmosjen qoftë edhe të një leje të vetme ndërtimi.
  • Nga infomacioni me shkrim që i është dhënë emisionit Ajzberg nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, dokumentohen qe deri në 21 mars 2018 janë mbjellë gjithsej 22 mijë pemë, pra vetëm një e katërta e shifrës së prtenduar. (faksimilja poshtë)
  • Po ashtu hije dyshimi janë hedhur edhe mbi çmimin e pemëve. Gazetari i emisionit ka krahasuar çmimet e nxjerra në faqen zyrtare të Bashkisë me ato të fermerëve që shesin privatisht. Ndryshimi është i konsiderueshëm.

Pikërisht për këto arsye Ajzberg (shiko poshtë videon e plotë) pretendon se propaganda mbjelljes së pemëve, nuk është asgjë më shumë sesa një fushatë e turpshme, jo vetëm për kreun e bashkisë, por edhe për televizionet më të mëdha të vendit që janë shndërruar në servise të kryebashkiakut. Sipas gazetarit Artur Çani, Veliaj “na është bërë si Rikard Larja në kohë të komunizmit, që na dilte çdo natë në ekran”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI