Flash

Mbërrin në Rinas Izet Haxhia (FOTO)

Lapsi.al 8 May 2018
Mbërrin në Rinas Izet Haxhia (FOTO)

Në aeroportin e Rinasit kanë shkuar forcat e policisë për të pritur Izet Haxhinë, ish truprojën e Sali Berishës i cili u ekstradua nga Turqia. Ai është dënuar për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, por Haxhia pritet të kërkojë rihapjen e procesit hetimor, pasi pretendon se ka prova të tjera që faktojnë se ai s'ka asnjë lidhje me ngjarjen. Haxhia vazhdimisht ka hedhur akuza ndaj Berishës për këtë cështje, por edhe për një seri ngjarjesh të tjera. Ekstradimi i tij i beftë pas kaq vitesh pritje, ngjan të jetë një lëvizje taktike për ta përdorur atë politikisht kundër Berishës apo politikanëve të tjerë të së djathtës. Megjithatë këto janë vetëm në kuadër të hamendësimeve. Mbetet të presim se si do të rrjedhin gjërat në vijim.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Incident në Laç, Rama qëllohet me vezë

Në përfundim të takimit për llogaridhënien e qeverisë në qytetin e Laçit, kryeministri Rama është goditur me vezë. Incidenti nodhi teksa ai po dilte nga salla k...

19:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI