Flash

Thaçi thirret në Berlin nga Angela Merkel

Lapsi.al 8 May 2018
Thaçi thirret në Berlin nga Angela Merkel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin për të takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Sapo kam arritur në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel. Gjermania ka qenë gjithmonë mbështetëse e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Me kancelaren Merkel nesër do të bisedojmë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, për perspektivën evropiane dhe dialogun me Serbinë. Roli i saj në këto procese është përcaktues. Kosova do të jetë e përgjegjshme në procesin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare” - shkruan Thaçi në FB.

Presidenti Thaçi pritet të kërkojë mbështetjen e kancelares Merkel për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, dinamizmin e perspektivës europiane, si dhe vazhdimin e mbështetjes në fazën e fundit të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurse sot në mbrëmje, para shumë përfaqësuesve shtetërorë, diplomatikë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave, presidenti Thaçi pritet të mbajë një ligjëratë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Të këshilluara

Mbërrin në Rinas Izet Haxhia (FOTO)

Në aeroportin e Rinasit kanë shkuar forcat e policisë për të pritur Izet Haxhinë, ish truprojën e Sali Berishës i cili u ekstradua nga Turqia. Ai është dënuar p...

20:06

Incident në Laç, Rama qëllohet me vezë

Në përfundim të takimit për llogaridhënien e qeverisë në qytetin e Laçit, kryeministri Rama është goditur me vezë. Incidenti nodhi teksa ai po dilte nga salla k...

19:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI