Flash

200 euro për një provim/ Pranga dekanit dhe vartësve të tij

Lapsi.al 9 May 2018
200 euro për një provim/ Pranga dekanit dhe vartësve të tij

Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë goditur një rrjet të gjerë korrupsioni që vepronte në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, duke filluar nga dekani i këtij institucioni. Mësohet se dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" ju merrte studentëve nga 200 euro për një provim.

Në pranga kanë rënë shtatë persona, mes të cilëve dekani Albert Riska, shefja e departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi, pedagogia Erjola Calja, si dhe disa sekserë. Ndërkohë po vazhdojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet korrupsioni.

Policia bën me dije se personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme, duke shpërdoruar funksionin publik, kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.

Në kuadër të këtij operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" , Elbasan.

2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin "Aleksandër Xhuvani",Elbasan.

3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" , Elbasan.

4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Për këtë rast ka reaguar menjëherë pas arrestimeve rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani’ , i cili ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dekanit Albert Riska, shefes së Departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi, dhe të pedagoges Erjola Çalja.

Nga ana tjetër, duket se dekani Albert Riska dhe shefja e departamentit, Elvira Lumi, janë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, pasi kanë disa herë në foto së bashku.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI