Flash

Ambasada e SHBA mbron shkarkimin e prokurorit të 'Tahirit'

Lapsi.al 9 May 2018
Ambasada e SHBA mbron shkarkimin e prokurorit të 'Tahirit'

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar pas shkarkimit të kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Përmes një deklarate, thuhet se ky është një moment kur Shqipëria duhet të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike

"Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme. Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa", thuhet në deklaratë. Besim Hajdarmataj është prokurori që ka në dorë dosjen 'Tahiri-Habilaj'. Në vend të tij u emërua Donika Prela, prokurore e Durrësit. 

Të këshilluara

Aksident në Fier, një i plagosur (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Levan të Fierit, ku një makinë tip Benz është dëmtuar e tëra dhe për pasojë ka mbetur i lënduar rëndë drejtu...

19:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI