Flash

Basha: Kamikazja shkarkoi Hajdarmatajn me urdhër të Edi Ramës

Lapsi.al 9 May 2018
Basha: Kamikazja shkarkoi Hajdarmatajn me urdhër të Edi Ramës

Shkarkimin e papritur të kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, Lulzim Basha e lexon si të urdhëruar nga Edi Rama.

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marka, për Bashën, është një kamikaze që i shërben Ramës dhe krimit të organizuar.

Sipas kreut të PD-së, kjo lëvizje e Ramës vjen në një kohë kur vendet fqinje kishin sjellë dosje për Saimir Tahirin. Besim Hajdarmataj u shkarkua, pasi Rama do të mbrojë Tahirin me çdo kusht.

“Ishte bërë marrëveshje me Ramën. Edi Rama do i siguronte Tahirit paprekshmërinë nga drejtësia. Rama shpalli urdhrin ndaj Prokurorisë kur tha se nuk ka prova për të dënuar Saimir Tahiriin. Hajdaramtaj u zëvendësua nga një kamikaze e Ramës. Shkarkimi vjen pak ditë pas mbërritjes së materialeve nga Greqia për dosjen Tahiri. Ky shkarkim vjen ditën kur PD denoncoi mbështetjen që Xhafaj i jep vëllait të tij të dënuar për drogë” - u shpreh Basha nga selia blu në një konferencë për mediat, ndërsa shtoi se Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk ka kompetenca të emërojë dhe shkarkojë prokurorë.

"Një gjë është e sigurt. Edi Rama po bën gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, nuk ka të drejtë të emërojë dhe të shkarkojë prokurorë në institucione të tjera.

Ky është një vendim i paligjshme dhe prokuroja e Edi Ramën, do të mbajë përgjegjësi personale." - u shpreh Lulzim Basha. LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI