Flash

Djegia e kosovarit në Fushë-Krujë, arrestohet Besnik Shehaj, personi përgjegjës për ngjarjen

Lapsi.al 9 May 2018
Djegia e kosovarit në Fushë-Krujë, arrestohet Besnik Shehaj,

Në pritje për t'u njohur me konkluzionet përfundimtare të ekspertizës së ADN dhe konkluzioneve të ekspertizës mjeko-ligjore për të mësuar rreth asaj që ka ndodhur me vdekjen 61-vjeçarit Kosovar Xhafer Osmani, në gjykatën e Krujës gjatë ditës së djeshme është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Besnik Shehaj.

Trupi gjykues, më kërkesën e prokurorit të çështjes vendosi të caktojë masën e “arrestit në burg” për Besnik Shehaj. Ky i fundit është arrestuar nga policia dhe prokuroria e Krujës si personi përgjegjës për ngjarjen e djegies së Xhafer Osmanit që u gjet në fshatin Derven, por pas verifikimeve rezultoi se ai nuk ishte i implikuar në këtë ngjarje.

Por Besnik Shehaj, ra në rrjetën e drejtësisë shqiptare aksidentalisht, pasi në vorbullën e verifikimeve, policia ushtroi dhe një kontroll në banesën e Shehajt, ku në dhomën e gjumit konstatoi një armë zjarri, tip pushkë, dy karikatore dhe 300 fishekë.

Të këshilluara

Tiranë, të shtëna me armë në 'Don Bosko'

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e “Don Boskos”. Menjëherë me marrjen e sinjalizimit, dhjetra forca policore janë nisur drejt vendngjarjes për të ...

21:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI