Flash

Ishin në kërkim për vrasje dhe plagosje të rënda, kush janë dy të rinjtë që u arrestuan sot në Tiranë

Lapsi.al 9 May 2018
Ishin në kërkim për vrasje dhe plagosje të rënda, kush

Dy persona që ishin shpallur në kërkim pasi akuzohen për vrasje në tentativë, kanë rënë sot në prangat e policisë. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Deivid Shuaipi, 23 vjeç dhe Rey Tahiri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim policor:

– Deivid Shuaipi, 23 vjeç, banues në Tiranë, (i shpallur në kërkim policor për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Ky shtetas më datë 16.02.2018, në rrugën “Pandeli Çale” në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. P., dhe R. H.

– Rey Tahiri, 20 vjeç, banues në Durrës, ( i shpallur në kërkim për veprën penale “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”).

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ky shtetas më datë 15.12.2017, në bulevardin “Gjergj Fishta” ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin M. M.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI