Flash

PD: Agron Xhafaj i dënuar në Itali për drogë, pse nuk arrestohet?

Lapsi.al 9 May 2018
PD: Agron Xhafaj i dënuar në Itali për drogë, pse nuk

Partia Demokratike denoncoi në një konferencë për shtyp mosekstradimin e vëllait të Fatmir Xhafës, Agronin që është i dënuar në Itali nga gjykata e Kasacionit të Leces me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik droge. Deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj dhe ish ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi dhanë detaje nga dosje e vendimit për dënimin e Agron Xhafës që në vitin 2013.

Agron Xhafaj akuzohet për pjesmarrje në grup kriminal që trafikonte kokainë, heroinë dhe kanabis në disa raste, ku gjatë operacionit ishte i përfshirë edhe një agjent i DEA-s që kishte marrë drogën nga Agron Xhafaj.

Alibeaj kujtoi deklaratat e Ministrit të Brendshëm në parlament, që tha se nuk mbante asnjë përgjegjësi morale për veprimet të vëllait të tij, duke ngritur disa pyetje se përse nuk ekstradohet Agron Xhafaj në burgjet italiane.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI