Flash

Zbulohet dhurata e parë e dasmës së çiftit mbretërorë

Lapsi.al 9 May 2018
Zbulohet dhurata e parë e dasmës së çiftit

Pak ditë para dasmës së shumëpritur mbretërore të Princit Harry me Meghan Markle, në muzeun e Madame Tussauds në Londër u zbulua statuja prej dylli e aktores amerikane.

Figura e vendosur në krah të statujës ekzistuese të të fejuarit të saj përfaqëson imazhin e Meghan në ditën që çifti bëri publike fejesën. Duke i qëndruar besnike pamjes së aktores në ditën e fejesës, skulptura mban të veshur një fustan të gjelbër dhe një kopje të unazës prej diamanti që Harry kishte dizenjuar për të dashurën e tij.

Skulptura prej dylli e princit ishte krijuar në përvjetorin e tij të tridhjetë rreth 3 vite më parë dhe është përshtatur me imazhin aktual të Harry-t.

Për të gjithë dashamirësit, vizitat do të jenë të hapura për publikun një ditë para dasmës mbretërore dhe të gjithë personat e quajtur Meghan apo Harry do të kenë nderin ta bëjnë vizitën falas në ditën e ceremonisë.

Harry, nipi 33-vjeçar i Mbretëreshës Elizabetë, tashmë i gjashti në rradhë për fronin, pas ardhjes në jetë të Princit Louis, dhe e fejuara e tij, aktorja amerikane Meghan Markle, 36 vjeç do të lidhen në martesë në Kështjellën Windsor më 19 maj.

Të këshilluara

Luana vjen në bashkëpunim me Bujar Qamilin

Duket se moderatorja do të ketë disa bashkëpunime me artistin e muzikës popullore qytetare, shkodranin Bujar Qamili. Ai e ka zbuluar këtë sot, i ftuar në “Radio...

14:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI