Flash

'Arta Marku po punëson shoqet, drejtuesja e re e Krimeve të Rënda e paaftë!'

Lapsi.al 10 May 2018
'Arta Marku po punëson shoqet, drejtuesja e re e Krimeve të

Kryeprokurorja Arta Marku ka shkarkuar drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Hajdarmataj për të vënë në krye të këtij institucioni të rëndësishëm një njeri të paaftë.

Kjo ishte deklarata e fortë e ish Ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj, i cili thotë më tutje se kryeprokurorja ka një “ves të keq”, punëson në poste kyçe njerëz të saj të afërt. I ftuar në rubrikën Opinion në News24, Mustafaj tha se Arta Marku po vë në punë shoqet e saj.

“Një aspekt është se kryeprokurorja e përgjithshme nuk ka dhënë asnjë argument pas shkarkimit të prokurorit që heton Tahirin. Arta Marku po bën një gjë të papajtueshme me frymën që supozohet se do fusë reforma në drejtësi. Ajo po punëson shoqet e saj personale, njerëzit me të cilët ka lidhje emocionale. Kjo zhvlerëson parimësinë e këtyre lëvizjeve. Arsyeja e tretë lidhet me rezultatet me kryeprokuroren që po zëvendëson Hadarmatajt. Kemi një mori faktesh të tjera që tregojnë se kjo zonjë është profesionalisht e paaftë për të mbajtur barrë të mëdha,” tha Mustafaj.

Të këshilluara

Lirohet nga burgu Mark Frroku

Ish-deputeti Mark Frroku është liruar nga burgu. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Fierit, por është lirim me kusht. Frroku është dënuar për fshehje të pasurisë...

15:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI