Flash

Artan Hoxha: Vëllai i Xhafajt ka ndryshuar emrin pas dënimit në Itali, tani e ka...

Lapsi.al 10 May 2018
Artan Hoxha: Vëllai i Xhafajt ka ndryshuar emrin pas dënimit në

Gazetari Artan Hoxha zbuloi një tjetër detaj në lidhje me pikëpyetjet përse nuk është arrestuar Agron Xhafaj, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj edhe pse ka një dënim të formës së prerë në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg.

Në studion e emisionit “Opinion” Hoxha tha se është e paqartë nëse ka apo jo një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga Italia dhe përse Shqipëria nuk është angazhuar asnjëherë për ndalimin e tij. Sipas Hoxhës, Agron Xhafaj jeton tashmë i lirë në Shqipëri madje sipas tij edhe ka ndryshuar gjeneralitetet.

“Unë disponoj një certifikatë shqiptare dhe personi në fjalë më rezulton me emrin Geron Xhafaj dhe jo Agron Xhafaj. Ka një ndryshim edhe në ditëlindje” - tha Hoxha. Sipas tij në këtë çështje duhet të hetojë prokuroria për të zbardhur të vërtetën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI