Flash

FOTO/ Ambasadori amerikan Donald Lu takohet me ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani

Lapsi.al 10 May 2018
FOTO/ Ambasadori amerikan Donald Lu takohet me ish-ministrin e

Ish ministri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani është takuar sot në mëngjes me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Takimi mes tyre është zhvilluar në Hotel Rogner në kryeqytet.

Ish-ministri Ylli Manjani ka treguar bisedën me Ambasadorin Donald Lu. Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se kanë biseduar për të tashmen, për të shkruarën dhe për të ardhmen.

“Po, pimë një kafe së bashku me Ambasadorin Lu. Pa asnjë kompleks e as paragjykim. Asgjë personale! Folëm goxha, për të sotmen dhe të ardhmen… Edhe për të shkuarën folëm pak. Sheshuam edhe disa keqkuptime që na mbanin larg… Nuk mund të them më shumë, sepse dua të respektoj Ambasadorin dhe konfidencën që i ofruam njeri-tjetrit… Faleminderit medias për vëmendjen!” – shkruan Manjani.

Takimi vjen një ditë pasi opozita ka publikuar një dosje të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj të dënuar me 7 vite burg në Itali për trafik droge.

 

Të këshilluara

Lirohet nga burgu Mark Frroku

Ish-deputeti Mark Frroku është liruar nga burgu. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Fierit, por është lirim me kusht. Frroku është dënuar për fshehje të pasurisë...

15:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI