Flash

FOTO/ Anulohet shfaqja e teatrit sepse do zhvillojë një takim Edi Rama

Lapsi.al 10 May 2018
FOTO/ Anulohet shfaqja e teatrit sepse do zhvillojë një takim Edi Rama

Një ngjarje në kufijtë e një skandali ka ndodhur në qytetin e Vlorës.

Prej ditësh në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, po jepet për publikun vendas shfaqja “Senatori Fox”. Kujtojmë që evenimentet kulturore në qytet numërohen me “gishtat e dorës”.

Por për të prishur fundjavën e vlonjatëve mendon deputeti i tyre, njëkohësisht kryeministër, Edi Rama.

Nesër kryeministri ka një dëgjesë publike në Vlorë dhe ajo do të mbahet në ambientet e teatrit, për këtë shkak shfaqja është anuluar.

Regjisori që vendos pjesën në teatër, Roland Minga shkruan se shfaqja anulohet për ditën e nesërme sepse “ ka dëgjesë publike”, por njofton se do të rikthehen të shtunën.

“Të nderuar ndjekës të teatrit "Petro Marko"! Nesër shfaqja anulohet. Ka dëgjesë publike. Rikthehemi të shtunën dhe të dielën me "Senatori Fox" në orën 19.30. Na ndiqni, jeni ju shpresa e fundit...”, - shkruan regjisori i shfaqes Roland Minga. /Gazeta Express/

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI