Flash

(FOTO) Bariu vret shqiptarin me një plumb në qafë gjatë finales Juve-Milan

Lapsi.al 10 May 2018
(FOTO) Bariu vret shqiptarin me një plumb në qafë gjatë

Një bari 45-vjeçar me origjinë nga Sardenja dhe me banim në Arezzo është autori i dyshuar i vrasjes së një shqiptari 22-vjeçar mbrëmë në Sinalunga, provinca e Sienas.

Krimi ndodhi mbrëmë, rreth orës dhjetë, gjatë ndeshjes finale të Kupës së Italisë midis Juventusit e Milanit, kur bariu hyri në banesën e një familjeje shqiptare dhe shtiu një herë drejt 22-vjeçarit, duke e goditur në qafë. Ai vdiq pak çaste më pas.

Pas vrasjes, bariu u largua në këmbë, por rreth një kilometër larg vendit të krimit ra në një gropë ku theu këmbën. Edhe pse vazhdoi përpjekjet për t’u larguar, vrasësi u vu re nga karabinierët, të cilët e arrestuan dhe e dërguan në spital për mjekim, në pritje të masës së arrestit që do t’i komunikohet nesër.

Karabinierët kanë gjetur armën e krimit, ndërkohë që ende nuk dihet motivi i vrasjes, ndonëse duket si një larje hesapesh.

Të këshilluara

Lirohet nga burgu Mark Frroku

Ish-deputeti Mark Frroku është liruar nga burgu. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Fierit, por është lirim me kusht. Frroku është dënuar për fshehje të pasurisë...

15:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI