Flash

“Xhafaj i dorëzoi dorëheqjen kryeministrit, por ai e mbajti pezull”

Lapsi.al 10 May 2018
“Xhafaj i dorëzoi dorëheqjen kryeministrit, por ai e mbajti

“Sapo u hap çështja e vëllait të tij, ministri Fatmir Xhafaj i dorëzoi dorëheqjen e tij kryeministrit”. Gazetari Lorenc Vangjeli ka zbuluar në studion e emisionit Opinion një episod të ndodhur në mars të vitit 2002 kur opozita e kohës denoncoi për herë të parë arrestimin e vëllait të Xhafajt në Itali në një aferë trafiku droge.

“Në mars të 2002-it unë kam qenë këshilltar i kryeministrit dhe në atë kohë u hap për herë të parë çështja e vëlliat të Fatmir Xhafajt. Ai ishte ministër i Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe menjëherë paraqiti dorëheqjen te kryeministrit Nano.

Ai e mbajti pezull derisa kërkoi shpjegime nga pala italiane formale dhe joformale sipas te cilave ministri nuk kishte asnjë lidhje me këtë ngjarje. Është e vërtetë që ka ndodhur arrestimi i vëllait të tij. Është e vërtetë që ka pasur një proces.

Në shtator 2012 ka pasur edhe një vendim përfundimtar që e konsideron fajtor. A ishte shpallur në kërkim Agron Xhafaj? Nuk ende asnjë provë që pala italiane ta ketë shpallur në kërkim këtë person” – tha Vangjeli.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI