Flash

Donald Lu i prish alibinë Edi Ramës: "Ai nuk mund të flasë në emrin tim"

Lapsi.al 11 May 2018
Donald Lu i prish alibinë Edi Ramës: "Ai nuk mund të

Ambasadori amerikan Donald Lu,  ka reaguar pasi Ed Rama përmendi emrin e tij dje në parlament duke e përdorur si një alibi për dosjen e vëllait të Fatmir Xhafajt. "SHBA po i shqyrton akuzat për vëllanë e Fatmir Xhafajt, - ka deklaruar Donald Lu për Nevs 24. - Rama të flasë në emrin e tij dhe ne do të do të flasim në emrin tonë."

Kryeministri pati deklaruar dje ‘Nëse do të kishte diçka të vërtetë për Fatmir Xhafën, do të kishte folur miku ynë i shtrenjtë dhe i pranishëm në mjedisin tonë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu.

Lexo më tej:

Faktet video/ Rama e bëri baltë duke përdorur Lu-në si alibi

Opozita akuzoi se Rama është renditur përkrah ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt për mbrojtjen që ai i ka bërë dhe po i bën vëllait të tij të dënuar në Itali si trafikant ndërkombëtar.

Por, si gjithnjë edhe siç veproi për çështjen e kanabisit edhe ndaj akuzave se ai po përpiqet të kapë drejtësinë, kryeministri ka përdorur si alibi ambasadorin amerikan (lexo linkun lart). Kjo është hera e parë që "miku Lu" e prish paktin me Ramën duke i kujtuar atij se nuk mund të flasë në emër të abasadës së ShBA.

I kapur në befasi nga ky kundërreagim kryeminisri shkroi me nxitim një status konfuz dhe të pakuptueshëm në Facebok: "Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua".

Por, pavarësisht nga kjo lojë fjalës kryeministri ka shmangur thelbin e problemit: faktin se ai e përdori Donald Lunë si alibi për pafajësinë e Xhafës. Gjithsekush mund të flasë në emrin e vet, gjithkush mund të komentojë edhe mendimet e tjetrit, por askush nuk mund të thotë: "Më besoni se unë kam të drejtë, sepse për këtë çështje nuk është përononcuar ambasadori amerikan". Dhe këtë metodë që është diskrediduar në publik (shiko linkun lart) me sa duket Lu ka vendosur t'ia presë Ramës.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI