Flash

Skandali në Universitetin Elbasanit/ Gjykata lë në burg 2 nga 3 pedagogët e akuzuar

Lapsi.al 11 May 2018
Skandali në Universitetin Elbasanit/ Gjykata lë në burg 2 nga 3

Gjykata e Elbasanit la në burg 2 nga tre pedagogët e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" të arrestuar për korrupsion.

Trupa gjykuese dha arrest me burg për Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane, 55-vjeçarin Albert Riska, arrest me burg 60 ditë për Elvira Lumin, shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane, dhe  arrest shtëpie për Erjola Caljan, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik.

Në arrest me burg u lanë dhe Petrit Kodra, 53 vjeç i dyshuar si sekser dhe studenti Marius Calja.

Ndërkohë në arrest shtëpie u lanë Admirim Kala 31 vjeç dhe Adem Ngjela 51 vjeç, edhe këta të dyshuar e kryenin rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve për marrjen kundrejt pagesës së notave kaluese në provime.

Tre pedagogët, katër sekserë dhe një student u arrestuan dy ditë më parë pasi akuzohen se kanë marrë para në këmbim në notës kaluese në Universitetin "Aleksandër Xhuvani". Shuma që paguanin studentët ishte deri në 30 mijë lekë të reja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI