Flash

Studimi i ri/ Çfarë ndodh me trurin e njeriut para vdekjes

Lapsi.al 11 May 2018
Studimi i ri/ Çfarë ndodh me trurin e njeriut para vdekjes

Çfarë i ndodh trurit tonë pak momente para se të vdesë?

Sipas zbulimit të një ekipi neurologësh nga spitali i “Charité-Universitätsmedizin Berlin”, një valë aktiviteti elektrik që emërtohet “tsunami cerebral” duket se shënon fillimin e fundit.

Ekspertët që ekzaminuan aktivitetin cerebral në 9 pacientë në momentet e vdekjes, vunë re një shpërthim aktiviteti që duket se i paraprin mbylljes fatale të organit më vital të organizmit.

Ky zbulim sugjeron se ndërgjegjja ende mund të jetë prezente në shumë minuta edhe pse pjesa tjetër e trupit mund të mos tregojë shenja jete.

Kjo rrit mundësinë që gjatë 5 minutave procesi i vdekjes së trurit mund të jetë i rikthyeshëm.

Të gjithë pacientët që ishin objekt i studimit kishin lezione cerebrale fatale. Ekspertët shpresonin se duke vendosur elektroda në trurin e subjekteve mund të zbulonin si momentin ashtu si edhe mekanizmat e ngjarjeve gjatë procesit të vdekjes.

Për habi të tyre zbuluan se brenda 5 minutave, pasi zemra kishte pushuar së rrahuri, qelizat cerebrale ose neuronet mund të funksiononin ende.

Një lloj “tsunami cerebral” shënoi momentin, në të cilin këto neurone u shuajtën para vdekjes finale dhe të parikthyeshme. Pas arrestit cirkulator përhapja e depolarizimit (zvogëlimi i potencialit të neuronit) shënon humbjen e energjisë elektrokimike të magazinuar në qelizat cerebrale dhe shfaqjen e proceseve toksike që përfundimisht çojnë në vdekje.

“Duhet theksuar çfarë ëshë e rikthyeshme, deri në një farë pike kur vendoset qarkullimi”- sqaron Jens Dreier, udhëheqës i kërkimit. Neuronet vdesin kur gjaku nuk rrjedh më duke i privuar nga oksigjeni. Kur ndodh kjo, neuronet shfrytëzojnë rezervat e energjisë për disa minuta para se të vdesin plotësisht.

Kjo ndodh kur mekanizmat që përdorin neuronet për të mbajtur jonet e ndara fillojnë e dështojnë. Jonet janë ngarkesa elektrike të formuara kur atomet humbin ose fitojnë elektrone.

Prishja e barrierave të këtyre grimcave çliron një sasi masive energjie elektrokimike në tru, të cilën neuronet përpiqen ta konsumojnë furishëm si karburant. Ky proces i njohur si përhapja e depolarizimit karakterizohet nga hiperaktiviteti i neuroneve e ndjekur nga një qetësi e papritur. Kjo qetësi shënon numërimin mbrapsht deri në vdekje.

Vala e fundit duket se shënon pikën në të cilën neuronet mbeten aktive për herë të fundit.

Tani për tani shkencëtarët nuk kanë një metodë të qartë për të diagnostikuar vdekjen cerebrale dhe nuk janë të sigurt kur humb i gjithë kapaciteti i ndërgjegjes.

Studimi nuk ka një efekt direkt mbi kujdesin e pacientit, por në të ardhmen mund të përmirësojë diagnostikimin dhe trajtimin. Të dhënat mund të jenë të nevojshme për të trajtuar infarktin dhe aksidentin cerebrovaskular që përmbushin sforcimin për të rikthyer qarkullimin në organizëm.

Të këshilluara

Sa zgjat seksi? Flasin vetë çiftet

Filmat dhe shfaqjet televizive, zakonisht përshkruajnë skena seksi gjithë pasion që zgjasin gjithë natën, por shumica prej nesh e dinë se kjo është kryesisht fa...

21:39

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI