Flash

A do të arrestohet Saimir Tahiri? Monika Kryemadhi thotë se...

Lapsi.al 12 May 2018
A do të arrestohet Saimir Tahiri? Monika Kryemadhi thotë se...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk beson se Saimir Tahiri mund të arrestohet tani që është njeri i lirë.

“Kush do ta arrestojë? Prokurorë që kanë probleme me veten e tyre me të shkuarën dhe atë që përfaqësojnë”,- shprehu ajo skepticizmin e saj.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” Kryemadhi tha se nëse kjo ndodh, ai do hapë librin e shënimeve dhe do nxjerrë gjithë urdhëruesit.

“Tahiri do hapte librin e shënimeve, do nxirrte të gjitha urdhëresat. “Rilindja” ka përgjegjësinë, por Edi Rama është përgjegjësi si për kanabizimin, rritjen e borxhit, rritjen e taksave, koncesioneve”,- shtoi ajo.

Kryemadhi u shpreh e bindur se shkarkimi i kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ishte pjesë e lojës së Edi Ramës për të shpëtuar Saimir Tahirin.

Ajo shkoi më tej dhe akuzoi zëvendësuesen e Hajdarmatajt, Donika Prelën, mike të kryeprokurores Arta Marku, siç u shpreh Kryemadhi, se ishte një nga personat që kishte dijeni për vjedhjen e postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit.

Të këshilluara

Gjendet skeleti i një njeriu në Lezhë

Një skelet njeriu është gjetur në Lezhë, ndërsa gërmohej për të nxjerrë ujë për vaditjen e lulishtes. Përgjegjësi i muzeut të Lezhës Paulin Zefi thotë se ka dys...

15:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI