Flash

Greqi, kapen dy shqiptarët e arratisur nga burgu para tri ditësh

Lapsi.al 12 May 2018
Greqi, kapen dy shqiptarët e arratisur nga burgu para tri ditësh

Dy të burgosurit shqiptarët që ishin arratisur para tri ditësh (9 maj 2018) gjatë hipjes në traget, janë vënë sërish nën pranga. Bëhet fjalë për Xhuliano Halilajn, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, dhe për Alfons Dolcin, i dënuar gjithashtu me 25 vjet për grabitje dhe trafik droge.

Ata janë kapur të premten, në orët e vona të mbrëmjes, në një apartament në zonën Nea Filadelfia. Ishte një operacion i befasishëm, i njësive speciale të policisë. Policia ra në gjurmët e dy të arratisurve pas një sinjalizimi anonim. Sipas burimeve pjesëmarrëse në operacion, edhe pse ata kishin një pistoletë, nuk tentuan ta përdorin.

Vetëm njeri prej tyre u orvat të largohej nga dritarja, por hoqi dorë kur pa se e gjithë godina ishte e rrethuar nga forcat e rendit. Apartamenti ishte thuajse bosh dhe kishte vetëm një shtrat në një nga dhomat.

Dy të arrestuarit e kanë kaluar natën në qelitë e drejtorisë së përgjithshme të policisë. Xhuliano dhe Alfons u arratisën në portin e Pireut pak pas orës 20:00 të së mërkurës, gjatë transferimit të 11 të arrestuarve nga policia nga Athina në Kretë.

Pak para se trageti të nisej për në Chania, katër të burgosur arritën të thyenin prangat e tyre dhe u arratisën duke dalë jashtë portit. Policia arriti që të kapë dy prej tyre në moment ndërsa dy të tjerë u kapën mbrëmjen e së premtes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI