Flash

Historia e familjes shqiptare/ Nga kushtet e mbijetesës, tani me shtëpi të re (VIDEO)

Lapsi.al 12 May 2018
Historia e familjes shqiptare/ Nga kushtet e mbijetesës, tani me

Te gjithe e kujtojne historine e trishte te familjes Sorra, transmetuar dy muaj më parë ne emisionin “Stop”.

Kushtet e kesaj familje, ne Kashar te Tiranes, ishin në kufijtë e mbijetesës, ndërsa kryefamiljari ishte shumë i sëmurë. Sot ai nuk jeton me, por historia e dhimbshme e treguar ne Stop, u ka ndryshuar jeten bashkeshortes dhe tre femijeve, te cilet kane nje shtepi te re e te ngrohte.

Presidenti i Grupit Balfin, Samir Mane, i cili degjoi historine e kesaj familje, iu pergjigj menjehere thirrjes se Fundjave Ndryshe per te rindertuar shtepine e familjes Sorra. Fale ketij donacioni dhe gjesti bujar tashme tre femijet dhe nena e tyre ndodhen ne nje shtepi  te re, te ngrohte dhe me kushte shume te mira jetese.

Humbja e babait, eshte e pazevendesueshme per ta, por solidariteti dhe afersia njerezore qe ndjene keto dite prane tyre, do t’ua lehtesoje sadopak dhimbjen.

“Jam në ëndërr, nuk jam zgjuar!”, u shpreh kryefamiljarja. Ndërsa Samir Mane tha: “Duke parë emisionin “Stop” dëgjova për hallin e familjes. U ndjeva i privilegjuar që munda të ndihmoj sado pak për ndërtimin e kësaj shtëpie të re të familjes. Shpresojmë që këtë bashkëpunim ta kemi edhe për familje të tjera. Ju falenderoj të gjithëve dhe ta gëzoni shtëpinë e re!”

Kjo inisiative vjen si pjesë e donacioneve që fondi Balfin, i krijuar me qëllim mbështetjen e shtresave të varfëra, dhuron në mënyrë të vazhdueshme.

Të këshilluara

Sa zgjat seksi? Flasin vetë çiftet

Filmat dhe shfaqjet televizive, zakonisht përshkruajnë skena seksi gjithë pasion që zgjasin gjithë natën, por shumica prej nesh e dinë se kjo është kryesisht fa...

21:39

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI