Flash

Deklarata e fortë e Presidentit turk Erdogan: Po marrim kontrollin e shkollave të FETO në Shqipëri

Lapsi.al 13 May 2018
Deklarata e fortë e Presidentit turk Erdogan: Po marrim kontrollin e

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po mundohet prej kohësh të ndërhyjë në Ballkan. Në një fjalim ai ka përmndur edh Shqipërinë duke treguar se po mundohet të ndërhyjë në institucionet arsimore në Shqipëri.

“Ne avancojmë çdo ditë, Fondacioni ynë Maarif në Shqipëri vazhdon procesin e marrjes së kontrollit ndaj institucioneve të atjeshme arsimore.

Sigurisht, ne vazhdojmë bisedimet. Herët a vonë ne do ta shkatërrojmë këtë lëvizje. Ju pëlqen apo jo, Turqia do të vazhdojë të jetë gjithnjë e më e fuqishme.” tha Erdogan gjatë një fjalimi atje, shkruan media turke “YeniSafak”.

Erdogan po fliste në një fjalim para studentëve të huaj, të cilët studiojnë në Turqi, ku nuk kurseu kritikat as për vendet që mbështesin lëvizjen e Fetullah Gulen, përfshirë dhe vendin tonë.

Ai shtoi se janë marrë masat e nevojshme parandaluese që studentët të mos shfrytëzohen nga organizatat terroriste FETO, e cila, siç tha ai, është armik i islamit dhe Turqisë.

Duke iu referuar vendit tonë, Presidenti turk tha se Shqipëria për fat të keq është nën një lloj pushtimi të organizatës terroriste FETO.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI