Flash

"Eskobari shqiptar" Met Kanani i dënuar edhe në SHBA

Lapsi.al 13 May 2018
"Eskobari shqiptar" Met Kanani i dënuar edhe në SHBA

Baroni shqiptar i drogës në Turqi, Met Kanani rezulton të jetë dënuar disa vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Met Kanani ishte dënuar me 5.3 vite burg në SHBA në vitin 2001. Ai u shpall fajtor nga Gjykata amerikane për futjen në territorin e SHBA-së së një sasie metamfetamine (MDMA) apo ekstazie.

Met Kanani mohoi fillimisht akuzat dhe kërkoi nga autoritetet amerikane që të hiqnin dorë nga kjo çështje, me pretendimin se ekstazitë që kishte futur në SHBA ishin të ligjshme. Mirëpo gjykata e kundërshtoi këtë kërkesë të tij, duke argumentuar se substanca MDMA nuk është e përfshirë në pesë kategoritë e substancave të kontrolluara nga Kongresi Amerikan. Për këtë arsye, ai u dënua me 5 vite e 3 muaj burg nga Gjykata amerikane, shkruan tvklan.

Vitet e fundit, Met Kanani kishte ngritur një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike në Turqi-Greqi-vendet e BE dhe Maqedoni-Shqipëri- vendet e BE. Organizata e Met Kananit trafikonte gjithashtu kokainë nga Amerika Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendeve të BE-së.

Një ditë më parë, Policia dhe Prokuroria shqiptare njoftuan për goditjen ndaj grupit të Met Kananit në Shqipëri. 18 persona u arrestua, pjesa më e madhe e të cilëve në vendin tonë. Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim edhe me agjenci ligjzbatuese të vendeve të tjera partnere. Kreu i kësaj organizate të fuqishme kriminale, Met Kanani është arrestuar në Turqi disa javë më parë dhe ndodhet në burg, së bashku me disa shqiptarë të tjerë bashkëpunëtorë të tij.

Të këshilluara

Basha: Loja Rama –Tahiri vazhdon

Ka ardhur edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas vendimit të Gjykatës për Krime të Rënda për të lënë në “arrest shtëpie” ish-ministrin e B...

21:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI