Flash

(FOTO) Tentativë për të futur drogë në burg, kush ishte marrësi...

Lapsi.al 13 May 2018
(FOTO) Tentativë për të futur drogë në burg, kush ishte

Një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa është kapur teksa po tentohej të futej në Institucionin e Vuajtjes së Vendimeve Penale në Fier. Lënda, e paketuar në 13 doza, ishte fshehur brenda një kutie antidjerse dhe ishte dërguar për t’u futur ne burg në rruge postare.

Gjatë kontrollit të ushtruar për sende të ndaluara, në pakot postare që mbërrijnë në burg, për të dënuarit dhe paraburgosurit, në pakon e te dënuarit, Kristo Dashnor Dingo, i dënuar për veprën penale, “Vjedhje me dhunë” në brendësi të një kutie antidjerse, u gjetën të fshehura 13 doza, të dyshuara, lendesh narkotike, të llojit kanabis sativa, njofton Ministria e Drejtësisë.

Lënda u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa për ngjarjen u njoftuan Policia e Shtetit dhe Shërbimi i Kontrollit te Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, shtuan të njëjtat burime.

Të këshilluara

Basha: Loja Rama –Tahiri vazhdon

Ka ardhur edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas vendimit të Gjykatës për Krime të Rënda për të lënë në “arrest shtëpie” ish-ministrin e B...

21:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI