Flash

VIDEO/ Misteri i shtëpisë së shqiptarëve të arrestuar në Greqi, çdo gjë e lyer me të zezë

Lapsi.al 13 May 2018
VIDEO/ Misteri i shtëpisë së shqiptarëve të arrestuar

Në këtë apartament në lagjen ‘Nea Filadelfia’ të Athinës u arrestuan të premten nga forcat speciale greke dy shqiptarët të cilët ishin arratisur të mërkurën nga porti i Pireut.

Të dënuarit kishin një pistoletë me vete, megjithatë ata nuk reaguan kur forcat speciale iu shfaqën përballë.

Një informacion i të premtes pasdite informoi policinë për adresën e apartamentit ku fshiheshin të arratisurit, të cilët më pas u transferuan në një komisariat të Athinës. Nga pamjet që mund të shihni në foto, apartamente i shqiptarëve duket në gjendje të mjerueshme.

Nuk kuptohet ende qartë se përse ata apo dikush tjetër kishte lyer me të zezë, që mund të jetë bojë, qymyr ose graso. Të gjitha mobiliet në kuzhinë, muret dhe dritaret janë të ngjyera me te zezë. Gjithashtu edhe në banjë vërehet kjo bojë.

Ndërkohë edhe në dhomën e gjumit, që nga shtrati, sirtarët dhe çdo gjë tjetër është një kaos i vërtetë.

CNN-i grek raportoi se apartamenti ishte marrë me qira nga një person i tretë disa kohë më parë, por nuk dihet se si kanë shkuar deri atje dy shqiptarët Xhuliano Halili dhe Alfons Doçi, pasi u arratisën të mërkurën nga porti i Pireut.

Halili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije, ndërsa Doçi me 25 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI